Ministri z. Fikrim Damka mbajti takimin bilateral me delegacionin nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike të Republikës së Bullgarisë.

Më datë 24 Mars 2022, Ministri z. Fikrim Damka ka mbajtur takim bilateral me delegacionin nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike të Republikës së Bullgarisë udhëhequr nga znj. Katerina Gramatikova-shefe e kabinetit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të ZHRPB në takim ishte prezent edhe ambasadori i republikës së Bullgarisë në Prishtinë z.Hristo Guxhev, takimi u realizua gjatë punimeve të Konferencës së parë Ndërkombëtare të Zhvillimit Rajonal në Republikën Kosovës “Sfidat dhe perspektiva e zhvillimit rajonal në Ballkanin Perëndimor”,  të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Takimi kishte për qëllim diskutimin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive të linjës si dhe finalizimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes dy ministrive.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors