Ministri z.Fikrim Damka prezanton Planin e Punës 2022-2025 MZHR-së në punëtorinë e organizuar nga Zyra e Kryeministrit z. Kurti

Me iniciativë të zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, më datë  15 Shkurt 2022,  është mbajtur punëtoria për prezantimin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, duke përfshirë vizionin, misionin, qëllimet strategjike dhe Objektivat operacionale të cilat do të zbatohen përmes aktiviteteve konkrete.

Në kuadër të këtij prezantimi, Ministri z. Damka së bashku me Kryeministrin z. Kurti, zëvendëskryeministrin z. Bislimi, Zëvendëskryeministren znj. Redzepi dhe Ministrin z. Murati, diskutuan për planet, programet, projektet dhe sfidat e MZHR-së gjatë këtij viti dhe synimet për të ardhmen.

Ministri z.Damka, gjatë kësaj punëtorie theksoi të arriturat e v.2021 si dhe synimet e MZHR-se që përmes politikave dhe programeve të vazhdueshme në fushën e zhvillimit rajonal, të avancoj zhvillimin e balancuar rajonal, me qëllim të uljes së dallimeve në aspekt të zhvillimit socio-ekonomik dhe ngritjes së cilësisë së jetës në rajone zhvillimore.

Ministri z.Damka e njoftoi Kryeministrin z. Kurti lidhur me organizimin e konferencës ndërkombëtare në fushën e zhvillimit rajonal të cilin MZHR do ta realizojë në muajin Mars 2022.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors