Ministri z.Fikrim Damka takoi Shefin e Zyrës së Unicef-it, në Kosovë z.Murat Shahin

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka shprehi gatishmërinë për  bashkëpunimin e MZHR-së me zyrën e UNICEF-it në Kosovë, lidhur me fuqizimin e të rinjve përmes “Programit  praktikë në punë”, që do ju mundësoj atyre kalimin më të lehtë nga shkolla në punë,  në të gjitha rajonet zhvillimore të Kosovës. Gjithashtu, shefi i Zyrës së Unicef-it, në Kosovë z. Murat Shahin potencoi se UNICEF-i përmes programeve të veta mbështet fuqizimin e të rinjve, në fushat e ndryshme, andaj, edhe  bashkëpunimi i UNICEF-it me MZHR-në, është një rëndësie të veçantë, në krijimin e praktikave të sa më të mira për të rijnë që synojnë tregun e punës përmes praktikave të ndryshme në bizneset private.

Në takim u potencua se zv.Sekretari I Përgjithshëm z.Besim Kamberaj do të bashkërendojë aktivitetet me UNICEF lidhur me zhvillimin e një hulumtimi për praktikën në punë në Kosovë edhe sipas rajone zhvillimore për të identifikuar praktikat që ofrohen nga akterë të ndryshëm, fushat prioritare dhe nevojat specifike për praktikë në punë të të rinjëve.

 

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors