Ministri z.Kervan priti në takim Prof. Dr. z. Erhan Tabakoğlu Rektor i Universitetit Trakya në Edirne të Turqisë

Qëllimi i këtij takimi ishte vënia e urave të bashkëpunimit dhe fuqizimi i marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.

z.Kervan falënderoj rektorin z.Tabakoğlu për mbështetje dhe  bashkëpunim, ku theksoi se bashkëpunimi me Universitetin Trakya luan një rol të rëndësishëm për Republikën e Kosovës, pasi që qindra student nga Kosova studiojnë dhe kanë përfunduar studimet në këtë Universitet , po ashtu janë trajtuar dhe shëruar qindra shtetas kosovarë në spitalin e Universitetit Trakya.

Ministri z.Kervan në këtë takim u  shoqërua nga z.Levent Buş – këshilltar lartë, zv. Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Yıldıray Bayram dhe zv.Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit z.Ergin Bunjaku.

Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm për vënjen e themeleve të bashkëpunimit mes dy  palëve, ku palët u dakorduan që të realizojnë bashkëpunime dhe aktivitete të përbashkëta  në mes dy qeverive në funksion të avancimit të  zhvillimit socio ekonomik rajonal të balancuar.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors