Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe BERZH Organizuan punëtorin – Thirrje bizneseve për regjistrim dhe pjesëmarrje në Akademinë “Know-How” BERZH – MZHR.

Akademia "Know-How", është një platformë informative ku sipërmarrësit mund të përftojnë këshilla praktike, përfshirë edhe materiale trajnimi apo konsulencë mbi menaxhimin e krizës, nga ekspertë ndërkombëtarë të industrisë, dhe ku mund t’i bashkohen forumeve të diskutimit me homologë të vendeve të tjera.

Në këtë punëtori u diskutua plani i  përbashkët i veprimit, u përfshinë aktivitete që hyjnë në funksion të ngritjes së kapaciteteve të ndërmarrjeve të mikro, të vogla dhe të mesme, përkrahja e tyre përmes këshillimit për menaxhim efikas financiar dhe të kontabilitetit, si dhe mbështetjen e dixhitalizimit të tyre dhe pozicionimin e produkteve të tyre në treg, përmes platformave të shitjeve në internet.

MZHR dhe BERZH si dhe pesë (5) AZHR –të u dakorduan për tu angazhuar fuqishëm, për të mbështetur bizneset e vogla gjatë kësaj periudhe duke i ndihmuar ato të krijojnë rezistencën e duhur për tejkalimin e sfidave dhe rimëkëmbjen e tyre.

Në punëtori morën pjesë: z.Enis Kervan – Ministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Besim Kamberaj – zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së,  Znj.Leonora Kusari – BERZH ,  përfaqësuesite pesë (5) Agjensive Zhvillimore Rajonale , si dhe përfaqësues tjerë nga Kabineti i Ministrit dhe stafi civil nga Ministra e Zhvillimit Rajonal.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors