Ministria e Zhvillimit Rajonal inauguron fillimin e punimeve për Projektin “Renovimi i Stacionit të Autobusëve” në Mitrovicën e Jugut.

Më datë 15.09.2025, përfaqësuesit e lartë nga MZHR morën pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për Projektin “Renovimi i Stacionit të Autobusëve” në Mitrovicën e Jugut.

Projekti “Renovimi i Stacionit të Autobusëve” është projekt i financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe i bashkëfinancuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut. Ky projekt pritet të sjellë një stacion modern dhe funksional, që do të përmirësojë dukshëm qasjen, sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve, duke kontribuar në zhvillimin urban dhe socio-ekonomik të komunës së Mitrovicës së Jugut.

Në këtë ceremoni morën pjesë: zv.ministri z. Ali Tafarshiku, Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut z. Bedri Hamza, UD. Sekretarja e Përgjithshme e MZHR-së Dr. Refike Sülçevsi, Drejtori i DPKZH-së z. Ylber Çitaku, Kryeshefi dhe Bordi i Stacionit të Autobusëve, si dhe përfaqësues të tjerë lokalë.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors