Ministria e Zhvillimit Rajonal inauguron fillimin e punimeve për Projektin “Zhvillimi i shtigjeve për turizëm, kulturë dhe rekreacion në Kalanë e Prizrenit“

Sot më datë 24.09.2025, përfaqësues të lartë nga MZHR morën pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për Projektin “Zhvillimi i shtigjeve për turizëm, kulturë dhe rekreacion në Kalanë e Prizrenit”.

Projekti “Zhvillimi i shtigjeve për turizëm, kulturë dhe rekreacion në Kalanë e Prizrenit’’ është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe bashkëfinancuar nga Komuna e Prizrenit. Ky projekt synon të përmirësojë infrastrukturën për vizitorët dhe të kontribuojë në zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit.

Në këtë ceremoni morën pjesë: Zëvendësministri në detyrë z. Elldin Uglari, Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj, UD. Sekretarja e Përgjithshme e MZHR-së Dr. Refike Sülçevsi, Drejtori i DPKZH-së z. Ylber Çitaku, si dhe përfaqësues të tjerë lokalë.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors