Ministria e Zhvillimit Rajonal mban Konferencën e fundvitit “Të arriturat, orientimet strategjike dhe sfidat në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar”

Më datë 20 Dhjetor 2022, Ministria e zhvillimit Rajonal mbajti konferencën e fundvitit: ‘’Të arriturat, orientimet strategjike dhe sfidat në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar”

Ceremonia e Konferencës u hap nga Ministri z.Fikrim Damka, i cili fillimisht falënderoi të pranishmit dhe theksoi që është kënaqësi e veçantë që në këtë fundvit Ministria e Zhvillimit Rajonal ndan me të pranishmit ne konference progresin e saj përgjatë vitit 2022, rezultatet e të cilit progres mbështetën në punën e përbashkët që e kemi realizuar gjatë këtij viti.

MZHR gjatë viti 2022 ka pas vlerësime pozitive nga organizatat e ndryshme sa i përket performancës së ministrisë gjithashtu edhe transparencës. MZHR renditet e para nga Lëvizja FOL për realizimin e Planit Operacional Strategjik të Qeverisë për periudhën Janar-Qershor 2022 si dhe raporti nga Zyra Kombëtare e Auditimit për v.2021 ka rezultuar pa asnjë rekomandim.

Në Ministri z.Damka falenderoj të gjithë stafin e MZHR-së për punën dhe përkushtimin, partnerët vendor dhe ndërkombëtarë, si dhe shprehi gatishmërinë për një bashkëpunim edhe më të gjërë gjatë viteve në vijim.

Në konferencë të pranishëm ishin: Ministri i Zhvillimit Rajonal, zëvendës Ministra, Ambasadorë të misioneve diplomatike në Kosovë, kryetarë të komunave, partner dhe bashkëpunëtorë, media, si dhe stafi i MZHR-së.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors