Ministria e Zhvillimit Rajonal mban takimin me Drejtorët e AZHR-ve për Rregulloren për Themelimin e Qendrave për Zhvillim Rajonal

Ministria e Zhvillimit Rajonal me datë 16.01.2025 mbajti takimin parapërgatitor për themelimin e Qendrave për Zhvillim Rajonal në rajonet zhvillimore, me qëllim të koordinimit dhe planifikimit të këtij procesi.

Bazuar në Ligjin NR. 08/L-190, neni 16, pas miratimit të akteve nënligjore që rrjedhin nga ky ligj, rregullorja për themelimin dhe organizimin e këtyre qendrave përcakton qartë obligimet që MZHR ka në lidhje me këtë proces.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e një koordinimi për përgaditjet, përgjegjësitë dhe angazhimet e secilës palë në procesin e themelimit të QZHR-ve.

Në takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z. Besim Kamberaj, Drejtori i DPKZHR-së z. Ylber Çitaku, Drejtorët Ekzekutiv të pesë AZHR-ve si dhe përfaqësuesit e tjerë të MZHR-së.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors