Ministria e Zhvillimit Rajonal mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes CARITAS-it Zviceran dhe Komunës së Istogut për projektin “Veprimi i Komunave për Ri-integrim dhe Diasporë (MARDI)”

Më datë 25.05.2022, MZHR i përfaqësuar nga z. Arbnor Sadiku – Udhëheqës i Divizionit për Integrimeve Evropiane mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Caritasit Zviceran dhe Komunës së Istogut për projektin ““Veprimi i Komunave për Ri-integrim dhe Diasporë (MARDI)”.

Caritas Zviceran dhe Komuna e Istogut nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi tre (3) vjeçare në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritasit Zviceran në ri-integrim të Diasporës kosovare, në Kosovë.

Projekti MARDI bashkë financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritasi Zviceran dhe do të mbulojë periudhën deri në fund të vitit 2024.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors