Ministria e  Zhvillimit Rajonal mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes CARITAS-it Zviceran dhe Komunës së Podujevës për projektin “Integrimi dhe Rintegrimi i Diasporës Kosovare-MARDI”

Dje me më datë 19.05.2022, z. Arbnor Sadiku-  Udhëheqës i divizionit për integrime evropiane në MZHR mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Caritasit Zviceran dhe Komunës së Podujevës  për projektin “Integrimi dhe rintegrimi i diasporës kosovare-MARDI”.

Caritas Zviceran dhe Komuna e Podujevës  nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi tre (3) vjeçare në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritasit  Zviceran në integrimin dhe rientegrimit e Diasporës kosovare, në Kosovë

Projekti MARDI bashkë financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal  dhe Caritasi Zvicëran dhe do të mbulojë periudhën deri në fund të vitit 2024.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors