Ministria e Zhvillimit Rajonal mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes CARITAS-it Zviceran dhe Komunës së Suharekës për projektin “Veprimi i Komunave për Ri-integrim dhe Diasporë (MARDI)”

Më datë 24.05.2022, MZHR e përfaqësuar nga  znj. Refike Sulçevsi – Drejtoresh e Departamentit për Integrimeve Evropiane dhe Koordinim të Politikave si dhe z. Xhevat Sefaj Zyrtar për Integrime Evropiane kanë mare pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Caritasit Zviceran dhe Komunës së Suharekës  për projektin ““Veprimi i Komunave për Ri-integrim dhe Diasporë (MARDI)”.

Caritas Zviceran dhe Komuna e Suharekës  nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi tre (3) vjeçare në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritasit  Zviceran në ri-integrim të Diasporës kosovare, në Kosovë.

Projekti MARDI bashkë financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal  dhe Caritasi Zviceran dhe do të mbulojë periudhën deri në fund të vitit 2024.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors