Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) mbajti video-konferencën me Programin Trans-nacional Balkan-Mediterranean

Me datë 07.10.2021 Ministria e Zhvillimit Rajonal mbajti video-konferencën me zyrtarët e Sekretariatit të Përbashkët (Joint Secretariat), z. Besim Kamberaj Zv. Sekretar i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal potencoi se Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në vazhdën e punës së saj është interesuar të njoftohet me mënyrën e punës së “Programit Trans-nacional Balkan-Mediterranean”, për faktin që në të ardhmen edhe Kosova synon të jetë pjesë e programeve transnacioanle.

Nga Sekretariatit të Përbashkët i këtij programi Udhëheqësi i Sekretariatit  të programit trans nacional Balkan- Mediterranean z. THEMISTOKLIS CHATZIKONSTANTINOU i prezanton gjithë programin me proceset kryesore për të pranishmit në takimin virtual, si dhe në mënyrë të detajuar prezantuan zyrtarët tjerë për atë sesi funksionon Programi Mediterranean si në vijim:     

1. Prezantimi i Programit Balkan-Mediterranean, Komiteti i Monitorimit, Zbatimi i Programit, praktikat më të mira;

2. Thirrjet për Propozime të Projektit (Dokumentet e thirrjes, modalitetet e thirrjeve, krijimi i projektit;

3. Zbatimi i Programit Balkan-Mediterranean (modalitetet e zbatimit);

4. Komunikimi.

Në takim morën pjesë z. Arbnor Sadiku Zv.Drejtor i Departamentit për Koordinim të Politikave dhe Integrime Evropiane në MZHR, si dhe përfaqësues të tjerë nga ana e “Programit Trans-nacioanl – JTS, Balkan-Mediterranean” .

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors