Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në bashkëpunim me Caritasin Zviceran realizuan Inaugurimi e projektit Mjedisor; ” Ndikimi i Rinisë në Mjedis”, në dy Shkollat e Mesme në qytetin e Ferizajt: Në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” dhe në SH.M.T. “Pjetër Bogdani”.

Në kuadër të projektit YENI i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, zyra në Kosovë. Më datë 10.07.2023, Dy Eko Klubet e Shkollave të Mesme në qytetin e Ferizajt: Të gjimnazit "Kuvendi i Arbërit" dhe të SH.M.T. "Pjetër Bogdani", në bashkëpunim me partnerin implementues CEDE(Center for Education and Development of Environment), kanë zhvilluar dhe realizuar projektet mjedisore, " Ndikimi i Rinisë në Mjedis".

Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte që të përurohet zbatimi i projekteve lidhur me ndikimin mjedisor të Eko klubeve të shkollave të mesme në fjalë dhe të promovohen investimet e përfunduara nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritasi Zvicëran, Zyra në Kosovë.

Me atë rast, moderimin dhe informatat rreth rrjedhës së realizimit të projekteve i kanë bërë nxënësit e të dy shkollave në fjalë, si dhe të pranishmit i kanë përshëndetur me një fjalë rasti: zv. Drejtori i SH.M. nga Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit”, z. Adnan Hashani; Koordinatorja e Projektit të SH.M.T. "Pjetër Bogdani", znj. Aferdita Gjinolli; Përfaqësuesi i MZHR, z. Shani Hamitaga; Koordinatorja e projektit YENI nga Caritasi Zviceran, znj. Fjollë Caka; dhe Menaxheri i projektit implementues nga CEDE, z. Arben Nika.

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors