Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në bashkëpunim me Caritasin Zviceran realizuan Inaugurimin e projekteve Mjedisore të Shkollave të Mesme “Zenel Hajdini” dhe “Mehmet Isai” në Gjilan.

Në kuadër të projektit YENI i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran zyra në Kosovë, Ndikimi i Rinisë në Mjedis. 26/04/2024, Eko Klubet e Shkollave të Mesme “"Zenel Hajdini" dhe "Mehmet Isai" në Gjilan në bashkëpunim me partnerin implementues CEDE kanë zhvilluar dhe realizuar projektet mjedisore.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që të përurohet zbatimi i projekteve të Eko klubeve të shkollave të mesme "Zenel Hajdini" dhe "Mehmet Isai" në Gjilan dhe të promovohen investimet e përfunduara në kuadër të projektit – Ndikimi i Rinisë në Mjedis.

Meqenëse shkollat gjendeshin në afërsi të njëra tjetrës, inaugurimi është organizuar bashkërisht dhe me  atë rast, moderimin dhe prezantimin e projekteve e kanë bërë nxënësit e Eko Klubeve të shkollave, si dhe të pranishmit i kanë përshëndetur me fjalë rasti; Drejtoret  e shkollave nikoqire; Përfaqësuesi i MZHR z. Shani Hamitaga; Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, znj. Leonora Morina Bunjaku; Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë nga Komuna e Gjilanit, znj. Albana Demiri; Menaxheri i projektit YENI nga Caritasi Zviceran, z. Bardh Xerxa; si dhe Përfaqësuesi i OJQ “CEDE”, Arben Veliu.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors