Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në bashkëpunim me Caritasin Zviceran realizuan Inaugurimin e projektit Mjedisor të Shkollës së Mesme “Adem Gllavica” në Lipjan.

Në kuadër të projektit YENI i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritasit Zviceran zyra në Kosovë, Ndikimi i Rinisë në Mjedis. Më datë 16.02.2024, Eko Klubi i Shkollës së Mesme “Adem Gllavica” në Lipjan në bashkëpunim me partnerin implementues GAC ka zhvilluar dhe realizuar projektin mjedisor; “Zgjerimi i hapësirave të gjelbra, reduktimi i gjurmëve të karbonit dhe vetëdijesimi për mjedisin”.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që të përurohet zbatimi i projektit të Eko klubit të shkollës së mesme “Adem Gllavica” në Lipjan dhe të promovohen investimet e përfunduara në kuadër të projektit – Ndikimi i Rinisë në Mjedis.

Me atë rast, moderimin dhe prezantimin e projektit e kanë bërë nxënësit e Eko Klubit të shkollës, si dhe të pranishmit i kanë përshëndetur me fjalë rasti; Drejtori i shkollës nikoqire; Përfaqësuesi i MZHR z. Shani Hamitaga; Menaxheri i projektit YENI nga Caritasi Zviceran, z. Bardh Xërxa; si dhe Menaxheri i projektit OJQ “GAC”, z. Adhurim Hoxha.

 

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors