Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në partneritet me UN-Habitat Kosovë organizuan punëtorinë – “Prezantimi dhe validimi i draft-analizës së investimeve kapitale të realizuara sipas rajoneve zhvillimore në Kosovë për vitin 2022”.

Më datë 21 Nëntor 2023 Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në partneritet me UN-Habitat në Kosovë organizuan punëtorinë ”Prezantimi dhe validimi i draft-analizës së investimeve kapitale të realizuara sipas pesë rajoneve zhvillimore të Kosovës për vitin 2022”.

Punëtoria filloi me fjalë hyrëse nga Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka i cili falenderoi të pranishmit dhe citoi që kjo punëtori është mundësi e mirë që bashkarisht të diskutojmë mundësitë për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik rajonal dhe theksoi që MZHR është e përkushtuar për të adresuar sfidat dhe për të identifikuar mundësitë e zhvillimit në të gjitha rajonet e vendit.

Në këtë punëtori fjalën e mori edhe Ambasadori Suedez në Kosovë z. Jonas Westerlund i cili përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoni rëndwsinë e zhvillimit socio-ekonomik rajonal si dhe mundësinë e bashkëpunimit me institucionet e Suedisë që mbulojnë kwtw fushë përfshirë edhe programet zhvillimore të Suedisë në Kosovë.

Z.Besim Kamberaj – u.d.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, theksoj rolin dhe rëndësinë e prezantimit dhe validimit të të gjeturave të draft-analizës së investimeve kapitale e cila hartohet çdo vit nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, ai theksoi gjithashtu prezantoi rolin që MZHR ka në ndikimin e zvogëlimit të pabarazive rajonale në Kosovë përmes implementimit të programeve të saj.

Punëtoria vazhdoi me dy prezantime nga Zt. Dyfed Aubrey, Këshilltar Ndër-rajonal UN-Habitat Kosovë dhe Znj. Charlotte Lorents Hjorth, Koordinatore EIT KIC partnerships / CEO Future By Lund Universiteti i Lund-it Suedi.

Pasqyrim i përgjithshëm i Draft-Analizës së Investimeve Kapitale sipas rajoneve zhvillimore për vitin 2022’’ u bë nga Znj. Shyhrete Kastrati – Drejtoreshë e Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio-Ekonomike Rajonal ndërkaq “Prezantimi i të gjeturave të draft-analizës mbi shpërndarjen e investimeve kapitale: regjionet, fondet dhe sektorët nga niveli lokal dhe qendror”, u realizua nga znj. Blinda Bytyçi, Konsulente për Zhvillim Socio-Ekonomik në MZHR.

Kjo punëtori vazhdoi punimet me analizmin e të gjeturave ‘tematike’ nga draft-analiza përmes sesioneve të grupeve punuese si dhe plotësimin e konkluzioneve dhe rekomandimeve nga Znj. Besnike Kocani, Këshilltare për planifikim hapësinor/urban UN-Habitat Kosova. Punëtoria u përmbyll me konkluzionet e përgjithshme të nxjerrura z.Besim Kamberaj – u.d.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, dhe rekomandimet me hapat që duhet ndjekur në të ardhmen drejt realizimit të objektivave nga MZHR.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors