Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) nën mbështetje të Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI)) organizuan punëtorinë e radhës ku u prezantua ”Draft Analiza tri (3) vjeçare për Investimet Kapitale të realizuara sipas rajoneve zhvillimore në Kosovë 2018-2020’’

Sot më datë 08 Dhjetor 2021, u mbajt punëtoria e radhës e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) nën mbështetje të Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), punëtoria kishte për qëllim edhe promovimin e zhvillimit rajonal të balancuar, duke ndikuar në zvogëlimin e dallimeve që ekzistojnë midis rajoneve të ndryshme apo rajoneve më pak të zhvilluara ne aspektin socio-ekonomik.

Punëtorinë e hapi me një fjalë rasti z.Blerim Hasani – Drejtor i DPASER, i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit në punëtorin e organizuar për  diskutimin më të hollësishëm sa i përket dokumentit ”Draft Analiza tri (3) vjeçare për Investimet Kapitale të realizuara sipas rajoneve zhvillimore në Kosovë 2018-2020’’.  Gjithashtu të pranishmit i përshëndeti edhe përfaqësuesi  e Institutit KLGI z.Sadri Rrmoku – Hulumtuese, e cila në emër të KLGI-së paraqiti vullnetin  dhe gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit me MZHR-në.

Znj.Vjendita Avdiu Musliu –  Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim Rajonal vazhdoi punimet e punëtorisë me prezantimet – Metodologjia e mbledhjes dhe përpunimit të dhënave për përgatitjen e dokumentit: “Analiza tri (3) vjeçare për Investimet Kapitale të realizuara sipas rajoneve zhvillimore në Kosovë 2018-2020’’si dhe ‘’Draft – Analiza tri (3) vjeçare për Investimet Kapitale të realizuara sipas rajoneve zhvillimore në Kosovë 2018-2020’’.

Analiza trajton shpërndarjen e investimeve kapitale të ministrive të linjës gjatë viteve 2018-2020, në raport me pesë rajonet zhvillimore: Qendër, Lindje, Veri, Perëndim dhe Jug. Përmes kësaj, synohet të promovohet zhvillimi rajonal i balancuar, përfshirja e të gjitha komunave dhe rajoneve zhvillimore në investimet kapitale të nivelit qendror.

Në përmbyllje të punëtorisë u diskutuan dhe shqyrtuan në hollësi konkluzionet dhe rekomandimet e dala  gjatë punëtorisë, rekomandime të cilat do të përfshihen në finalizimin e  Analizës.

 Në punëtori morën pjesë: z.Ergin Bunjaku- Këshilltar i Larte i Ministrit, z. Yildiray Bayram- Shef i Kabinetit,  z.Blerim Hasani – Drejtor i DPASER, z.Sadri Rrmoku- Përfaqësues nga KLGI, përfaqësues nga Ministrit e Linjës, Komunat, AZHR, si dhe përfaqësues të tjerë nga MZHR.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Dialogue for European Municipalities (DEM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë

 

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors