Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me Caritasi Zviceran në Kosovë dhe KIESA prezantuan Modalitetin “Projektet Investuese të Diasporës”.

Zëvendësministri i MZHR-së z. Ali Tafarshiku mori pjesë takimin e organizuar nga Caritasi Zviceran në Kosovë në bashkëpunim me MZHR në kuadër të projektit MARDI, ku u prezanta Modaliteti “Projektet Investuese të Diasporës”.

Në këtë aktivitet u prezantuan tre Projekte Investuese të Diasporës tashmë të nënshkruara në partneritet. Partnerët tanë nga Projektet Investuese të Diasporës patën rastin të prezantojnë projektet e tyre, objektivat dhe rezultatet e pritshme. Projektet e para Investuese të Diasporës tashmë të nënshkruara janë si në vijim:

Flutura Academy (Kosovë) dhe Bambus Research Group (Gjermani) në fushën e edukimit të të rinjëve dhe avancimit të teknologjisë informative;

S//SPRINT (Kosovë) dhe Be a Gentleman (Zvicër) për të promovuar dhe ngritur potencialet në fushën e përpunimit të tekstilit;

BALIU Furniture (Kosovë) dhe LAVISA Schreinerei – Menuiserie (Zvicër) në fushën e përpunimit të drurit dhe mobilerisë

Projektet Investuese të Diasporës implementohen në kuadër të projektit MARDI dhe synojnë të zhvillojnë partneritete biznesore në mes të bizneseve apo investitorëve nga diaspora dhe bizneseve lokale.

Projektet Investuese të Diasporës përkrahen nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, Qeveria Principatë e Lihtenshtajnit dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) me bashkëfinancim të partnerëve implementues.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors