Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për të qenë pjesë e aktiviteteve me KSDW

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, sot më datë 25.05.2022 së koordinim me OSHC INDEP ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për Kosovo Sustainable Development Week (KSDW)

Qëllimi i kësaj marrëveshje është  që Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Zhvillimit Rajonal (MRD), Ministria e Ekonomisë (ME), Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MASHPI) dhe në bashkëpunim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian (EUSR) në Kosovë, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në Kosovë, Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) synojnë të organizojnë edicionin e pestë të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës (KSDW).

Kjo organizim synon që përmes reputacionit të saj tashmë të krijuar të avokojë drejtpërsëdrejti tek aktorët kryesorë për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme të menjëhershme dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, jo ​​vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor

Për 5 vite KSDW ka adresuar sfidat më urgjente ekonomike, sociale dhe mjedisore, jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Këtë vit, KSDW shënon edicionin e pestë ndërsa këtë vit i është bashkuar Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors