Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me komunën e Gjakovës për projektin ‘’Tregu i përbashkët Kosovë-Shqipëri’’

Ministri i Ministrisë se Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, më datë 09.07.2024 ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën e Gjakovës në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal për projekte të investimeve kapitale.

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka përgëzoj komunën e Gjakovës dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:

“Tregu i përbashkët Kosovë – Shqipëri”, projekt ky i një rëndësisë të veçantë që e bënë bashkë në një vend, Malësinë e Gjakovës, Veriun e Shqipërisë dhe Dukagjinin e Kosovës.

Kryetari i komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ministri u shoqërua nga zëvendësministri z. Ali Tafarshiku, znj. Sabajete Kabashi- udhëheqëse e NjAB-së, znj.Arta Maloku- udhëheqëse e DKP-së dhe stagi tjeter nga kabineti.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors