Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me komunën përfituese të Graçanicës në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2023

Zëvendës Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Agon Dobruna, sot më datë 27 Janar 2023 ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Graçanicës në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2023 për projekte të investimeve kapitale.

Zëvendesministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Agon Dobruna përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:

– “Ndërtimi i Qendrës Edukative-Rekreative”

Nënkryetari i komunës së Graçanicës z.LeutrimAjeti ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors