Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me komunën përfituese të Leposaviçit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2022

Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri z.Fikrim Damka, sot 07 Prill 2022 ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Leposaviçit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2022 për projekte të investimeve kapitale.

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:

– Ndërtimi i ndriçimit publik në trasenë nga dalja nga rruga kryesore.

Nënkryetari i komunës së Leposaviçit z.Branimir Vukadinovic ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors