Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me komunën përfituese të Mitrovicës së Jugut në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2024

Ministri i Ministrisë se Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, më datë 11.03.2024 ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Mitrovicës së Jugut  në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2024 për projekte të investimeve kapitale.

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:

  • “Renovimi i Qendrës Multifunksionale “Omni Sport” në Mitrovicë- Lot1.

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut z.Bedri Hamza aHamza ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

_____________

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors