Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me komunën përfituese të Skenderajt në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2023

Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri z.Fikrim Damka, sot më datë 26 Janar 2023 ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Skenderajt në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2023 për projekte të investimeve kapitale.

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:

– “Rregullimi i shtratit të lumit Klina më fshatrat Klinë e Poshtme- Kuqicë”

Kryetari i komunës së Skenderajt z.Fadil Nura  ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

 

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors