Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit me komunat përfituese në kuadër të Programit PZHRB 2025-2027

Sot, më 24 qershor 2025, Ministria e Zhvillimit Rajonal organizoi ceremoninë solemne të nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me komunat përfituese në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHRB 2025-2027, Masa 1 (Faza 1).

Në këtë ceremoni, zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, z. Elldin Uglari, nënshkroi marrëveshjet me komunat përfituese, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar.

Programi PZHRB 2025-2027 ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës bazë, shërbimeve komunale dhe cilësisë së jetës në komunat përfituese, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të qëndrueshëm.

Në kuadër të Fazës 2 të Masës 1, janë nënshkruar marrëveshjet për realizimin e projekteve kyçe në komunat e mëposhtme:

Komuna e Vushtrrisë “Rrethoja e Çelikut – Ura e madhe e Stinices – Komuna Vushtrri”; komuna e Gjilanit “ Rregullimi i parqeve dhe hapësirave publike në zonën urbane të qytetit” komuna e Junikut “Përmirësimi i infrastrukturës lokale për rritjen e potencialit turistik në komunën e Junikut” dhe komuna Zubin Potok: “Shëtitorja dhe Parku Rekreativ tek liqeni i Zubin Potokut – Hapësirë për pushim, turizëm dhe komunitet”

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, përfaqësuesit e komunave përfituese shprehën mirënjohjen e tyre të thellë ndaj Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për mbështetjen e vazhdueshme dhe për mundësinë për të realizuar projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe avancimin socio-ekonomik të rajoneve përkatëse.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors