Ministria e Zhvillimit Rajonal organizon seancë informuese mbi mekanizmin e sinjalizimit

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) sot më 25 qershor 2025, realizoi takim informues për mekanizmin e sinjalizimit, në përputhje me kërkesat e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Takimi u kryesua nga znj.Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP-së dhe njëkohësisht Zyrtare Përgjegjëse për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.

Znj. Maloku, theksoi rëndësinë e njohjes së këtyre mekanizmave nga ana e të gjithë punonjësve të MZHR-së, po ashtu prezantoi legjislacioni dhe procedurat përkatëse, duke përfshirë Ligjin Nr. 06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, Rregulloren (QRK) – Nr. 03/2021 për Përcaktimin e Procedurës për Pranimin dhe Trajtimin e Rasteve të Sinjalizimit, si dhe udhëzuesit për kryerjen e hetimit administrativ dhe mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik.

Në këtë takim morën pjesë: Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së Dr. Besim Kamberaj, drejtorë të departamenteve dhe zyrtarë të tjerë të ministrisë.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të MZHR-së, që të rrisë ndërgjegjësimin dhe të sigurojë informacion të qartë për të gjithë punonjësit mbi procedurat dhe rëndësinë e mekanizmit të sinjalizimit.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors