Ministria e Zhvillimit Rajonal pjesëmarrëse në Forumin për Parandalimin e Emigrimit të të Rinjëve nga Kosova

Nga data 17 deri më 20 qershor 2025, Ministria e Zhvillimit Rajonal mori pjesë aktive në Forumin për Parandalimin e Emigrimit të të Rinjëve nga Kosova, i organizuar në kuadër të Projektit INTEGRA, në Maqedoni.

Me moton “Rri në Kosovë, se ma mirë s’ka”, gjatë këtij forumi u prezantuan arsyet kryesore të emigrimit, grupmoshat më të prekura, si dhe destinacionet kryesore të emigrimit nga të gjitha komunat dhe institucionet pjesëmarrëse. MZHR prezantoi të dhënat e fundit mbi emigrimin në shtatë rajonet zhvillimore të Kosovës dhe rolin e saj në zbatimin e programeve për zhvillimin e infrastrukturës, mbështetjen e sektorit privat dhe përkrahjen e organizatave të shoqërisë civile, me qëllim reduktimin e pabarazive rajonale dhe zhvillimin socio-ekonomik të qëndrueshëm. Këto masa synojnë parandalimin e migrimit të brendshëm dhe emigrimit ndërkombëtar.

Forumi përfshiu panele diskutimi mes aktorëve nga niveli qendror dhe lokal, të fokusuar në harmonizimin e politikave zhvillimore për parandalimin e emigrimit të të rinjve nga Kosova.

Nga MZHR morën pjesë: znj. Shyhrete Kastrati – Drejtoreshë e Departamentit për Performancë dhe Analiza Rajonale, znj. Qefsere Bajrami – Udhëheqëse e Divizionit për Analiza Socio-Ekonomike Rajonale dhe znj. Blinda Bytyçi – Zyrtare për Zhvillim Rajonal të Balancuar. Në forum ishin të pranishëm gjithashtu përfaqësues nga 11 komuna partnere, Qendra për Aftësim Profesional, OJQ dhe institucione të tjera nga niveli qendror.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors