Ministria e Zhvillimit Rajonal realizon takim konsultative me bizneset që operojnë në Rajonin Lindje.

Sot më datë 08 Prill 2024, zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku realizoi takim konsultative me bizneset që operojnë në komunën e Vitisë, në kuadër të aktiviteteve informuese dhe zhvillimore, ka filluar me ciklin e takimeve konsultative me bizneset që operojnë në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi është informimi për së afërmi me bizneset lidhur me vështirësitë dhe prioritetet e tyre zhvillimore, me qëllim të harmonizimit të kritereve të thirrjes së PZHRB 2024.

Në këtë takim konsultativ morën pjesë një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve të bizneseve të komunës së Vitisë të cilët kishin mundësinë të parashtronin pyetje lidhur me aplikimin në këtë Thirrje.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors