Ministrit në detyrë z.Damka vizitë zyrtare në Ankara

Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, më datë 11 Gusht 2025 realizoi vizitë zyrtare në Ankara, ku zhvilloi një seri takimesh me përfaqësues të lartë të institucioneve turke, me qëllim avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Në kuadër të këtyre takimeve, ministri z.Damka u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, z. Hakan Fidan, ku u diskutuan mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimin e projekteve të përbashkëta.

Gjithashtu, ministri zhvilloi një takim me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, z. Yaşar Güler në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, ku u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ministri gjithashtu u takua me Kryetarin e Shoqatës së Turqve Jashtë dhe Komuniteteve të Afërta (YTB), z. Abdulhadi Turus. Ministri Damka i dëshiroi suksese në detyrën e tij të re dhe theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Kosovës dhe YTB-së.

Në vazhdim të vizitës, ministri pati takime edhe me Kryetarin e TİKA-s, z. Abdullah Eren, dhe me Zëvendëskryetarin e TİKA-s, Dr. Mahmut Çevik. Në këto takime u diskutuan projektet që synojnë fuqizimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Turqisë, si dhe aktivitetet e TİKA-s në Kosovë.

Ministri z. Damka vlerësoi lart angazhimin e institucioneve turke dhe shprehu besimin se këto marrëdhënie do të vazhdojnë të zhvillohen në dobi të të dyja vendeve dhe qytetarëve të tyre.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors