Në planin e përbashkët të veprimit, u përfshinë aktivitete që hyjnë në funksion të ngritjes së kapaciteteve të ndërmarrjeve të mikro, të vogla dhe të mesme, përkrahjen e tyre përmes këshillimit për menaxhim efikas financiar dhe të kontabilitetit, si dhe mbështetjen e dixhitalizimit të tyre dhe pozicionimin e produkteve të tyre në treg, përmes platformave të shitjeve në internet.

