MZHR dhe delegacioni nga Ministria e Teknologjisë dhe Industrisë nga Turqia vizitojnë Agjensionin Rajonal Zhvillimor JUG

Zv.Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z.Besim Kamberaj, këshilltari i lartë i ministrit z.Ergin Bunjaku  me zyrtarët e MZHR-së dhe me delegacionin nga Turqia më datë 22.09.2022 vizituan Agjencionin Rajonal Zhvillimor – Jug ku u priten nga Drejtori Ekzekutiv i kësaj Agjencie z.Nderim Bytyçi dhe stafi i tij.

Z.Bytyçi i njoftoj të pranishimit me punën e AZHR JUG dhe projektet e realizuara si dhe falenderoj MZHR për përkrahjen dhe bashkëpunimin, githashtu u bë një vizitë në hapsirat e AZHR JUG. Gjithashtu Përfaqësuesit nga Turqia u shprehën të gatshëm të shkëmbejnë përvojën e tyre me AZHR-JUG.

Delegacioni nga Turqia ishte në përbërje Z. Muhammet Bilal MACİT, Menaxher i Përgjithshëm i Stimujve për Kërkim dhe Zhvillim; Z. Coşkun ÇEKİCİLER, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Kërkimit dhe Zhvillimit; Z. Mustafa IŞIK, Zëvendës Menaxher i Përgjithshëm i Agjencive Zhvillimore; Z. Mehmet Ali OKUR, Drejtor i Përgjithshëm i Tübitak – Zona e Zhvillimit të Teknologjisë Technopark Qendra Kërkimore Marmara; Z. Faruk İNALTEKİN, Drejtor i Përgjithshëm i Zonës së Zhvillimit të Teknologjisë në Ankara (Bilkent Cyberpark). Gjithashtu nga MZHR Muaz Kazazi këshilltar i ministrit si dhe Zv.Drejtori i DZHR-së z.Ylber Çitaku.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors