MZHR dhe Instituti KLGI mbajnë konsultim virtual me komuna dhe AZHR-të

Qëllimi i realizimit të këtij konsultimi, ishte diskutimi i Draft – Analizës me komuna, lidhur me investimet kapitale të pranuara nga ministritë e linjës në vitin 2019, investimet kapitale të realizuara nga vet komunat bazuar në buxhetet e tyre lokale, si dhe rezultatet që dokumenti i pasqyron sipas rajoneve zhvillimore për vitin 2019. MZHR theksoj se përgatitja e kësaj analize hyn në funksion të monitorimit të zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë dhe përmes hartimit dhe publikimit të këtij dokumenti, synon të ofroj një burim të rëndësishëm me të dhëna të sakta, dhe të cilat niveli lokal dhe qendror do t’i shfrytëzoj gjatë planifikimit të investimeve për vitet vijuese.

Përfaqësuesit e MZHR-së, prezantuan edhe procesin e hartimit dhe mbledhjes së të dhënave nga Ministritë e linjës, si dhe komentet e pranuara deri me tani nga komunat. Përfaqësuesit e komunave dhe AZHR-ve, vlerësuan lartë përmbajtën e dokumentit dhe çështjet të cilat ky dokument i adreson. Të njëjtit, kontribuuan edhe me komente dhe rekomandimet shtesë për të cilat MZHR u pajtua ti përfshijë në dokumentin final.

MZHR dhe komunat mbesin të përkushtuara për bashkëpunim lidhur me realizimin edhe të aktiviteteve tjera, në funksion të avancimit të zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors