MZHR dhe IOM diskutojnë mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen

Përfaqësuesit e IOM-it, pas prezantimit të aktiviteteve dhe rezultateve të arriutra me partner të ndryshëm në Kosovë, paraqitën vullnetin dhe dëshirën për krijimin e një bashkëpunimi të mirëfilltë edhe me MZHR-në, në fushën e zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar. Fusha potenciale të bashkëpunimit, u ceken vetëm disa si psh: përkrahja e rinisë me programe të ndryshme në ngritjen e kapaciteteve të tyre dhe integrimin në tregun e punës, disajnimin e programeve për kthimin e të rinjve në Kosovë pas shkollimit jashtë, përgatitjen e programeve me fokus avancimin ekonomik të shtresave të varfëra në zona jo shumë të zhvilluara, etj.

 

Pas diskutimit të temave dhe ideve potencialisht të realizueshme, palët u dakorduan që shpejt të realizojnë takimin e radhës dhe të dizajnojnë një letër formale të bashkëpunimit për të ardhmen.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors