MZHR dhe JICA diskutojnë lidhur me bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen.

Znj. Refike Sulcevsi – drejtoreshë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave së bashku me stafin e saj, priti në takim me datë 25.04.2024, z. Xhelal Gashi – koordinatorin teknik të Agjencisë së Japonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

Në takimin e mbajtur sot midis MZHR-së dhe JICA u potencuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen për ngritje të kapaciteteve të stafit të ministrisë sonë duke ofruar mundësi për trajnime në disa fusha që i ofron JICA aktualisht në Kosovë.

Kjo iniciative pritet të konkretizohet muajve në vazhdim pas përcaktimit të nevojave të stafit për trajnim. Me këtë rast zyrtaret e MZHR-së mund të përfitojnë nga trajnimet që ofron JICA,  si dhe ministria mund të përfitoj ekspertizë përmes ndonjë eksperti, në rast se kjo ndërlidhet me programet e MZHR-së dhe atyre të JICA-së për ndonjë projekt të caktuar.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors