MZHR dhe KLGI organizuan punëtorinë për hartimin e Projektligjit për Zhvillim Rajonal

Sot me datë 06 Korrik 2021, Ministria e Zhvillimit Rajonal ( MZHR) në bashkëpunim me Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizuan punëtorinë e pare te Grupit Punues  lidhur me  procesin  e hartimit të Projektligjit për Zhvillim Rajonal.

Punëtorinë e hapi me një fjalë rasti Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Agon Dobruna,  i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit në punëtori, si dhe  falënderoj KLGI-ne  për përkrahje dhe bashkëpunim  me MZHR-ne. 

Të pranishmit i përshëndeti Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI z.Valmir Gashi, i cili theksoi që  KLGI do të mbështes MZHR-në gjate hartimit të Projektligjit për Zhvillim Rajonal.

Znj.Vjendita Avdiu – Musliu , Zv. Drejtoreshë e  Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio – Ekonomike Rajonale dhe Kryesuese e Grupit Punues për hartimin e Projektligjit për Zhvillim Rajonal vazhdoi punimet me prezantimin  e sesionit të parë të punëtorisë ku u diskutua rreth  Planit të Veprimit dhe afateve  për hartimin e projektligjit për zhvillim rajonal si dhe u vijua me sesionin e dytë  me prezantimi i draftit fillestar të Projektligjit për  Zhvillim Rajonal.

Gjatë punëtorisë u diskutuan dhe u dhanë komentet për pjesën e pare te hartimit te projektligjit ku u ndanë opinione te ndryshme rreth prioriteteve  të politikave për zhvillim rajonal dhe koordinimi i politikave tjera sektoriale për zhvillim socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë. Gjithashtu u prezantuan  qëllimet, parimet dhe bartësit e politikës për nxitjen e zhvillimit rajonal të balancuar.

Në punëtori morën pjesë: z. Agon Dobruna – zv.Ministër i MZHR-së, z. Almir Veliji – zv.Ministër i MZHR-së, z.Valmir Gashi -Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, znj. Vjendita Avdiu- Miusliu – zv.Drejtoresh e DPASER dhe Kryesuese e Grupit Punues, përfaqësuesit   AZHR-ve, përfaqësues nga Ministrit e Linjës, përfaqësuesja nga Asociacioni i Komunave të Kosovës si dhe përfaqësues tjerë nga Ministra e Zhvillimit Rajonal.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Dialogue for European Municipalities (DEM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë

post imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors