MZHR dhe MTI vizitojnë Parkun e Biznesit në Drenas

Kjo ishte vizita e parë e realizuar konform një Plani të përbashkët për vizita në zona ekonomike të aprovuar nga dy institucionet në fjalë, e cila kishte për qëllim sigurimin e një pasqyrimi të funksionimit të bizneseve në kuadër të zonës përkatëse ekonomike.

Përmes realizimit të këtyre vizitave dhe plotësimit të disa pyetësorëve me përfaqësues të bizneseve, MZHR synon të identifikojë nevojat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen bizneset në kuadër të zonave ekonomike, si dhe konform mandatit që ka të përcaktuar me legjislacionin në fuqi, të identifikojë dhe zhvilloj politika dhe programe për përkrahje të zonave ekonomike në vitet në vijim.

MZHR dhe MTI do të vazhdojnë ditëve në vijim me realizimin Planit për vizita edhe në zonat tjera ekonomike në Kosovë.

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors