Pas prezantimit të aktiviteteve që realizojnë të dyja palët, mundësive që i kanë për bashkëpunim, të njëjtat evidentuan një numër të aktiviteteve që mund të realizohen bashkërisht në të ardhmen, duke filluar me krijimin e lidhjeve ndërmjet bizneseve kosovare me ato turke dhe anasjelltas, ngritjen e kapaciteteve të bizneseve dhe stafit të tyre nga Oda, si dhe përkrahjen e bizneseve kosovare për pjesëmarrje në panaire të ndryshme në Turki.
MZHR dhe Oda Tregtare Kosovaro Turke, u dakorduan që në ditët në vijim, të formalizojnë bashkëpunimin e tyre për të ardhmen, përmes nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit, si hap i parë për të vazhduar realizimin e aktiviteteve konkrete.

