Në emër të palëve, Memorandumin e Bashkëpunimit, e nënshkruan Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Enis Kervan dhe Cihan Dinçer – Koordinator i Zyrës Koordinuese të Programit të TIKA-së në Prishtinë.
Nënshkrimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, u bë me qëllim të realizimit të projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet TİKA-së dhe MZHR-së me synim që të mbështesë dhe të inkurajojë zhvillimin rajonal dhe zhvillimin socio-ekonomik në Kosovë dhe shkëmbimin e njohurive dhe përvojave të të dyja palëve.
Në fund, më qëllim të zbatimit sa më efikas të këtij memorandumi, palët u dakorduan të zhvillojnë projekte dhe aktivitete të përbashkëta për të mbështetur avancimin e zhvillimit socio– ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.



