MZHR ka mbajtur takimin e rregull të Komitetit të Auditimit të Brendshëm

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR) z. Fikrim Damka së bashku me zv. Sekretarin e Përgjithshëm z. Besim Kamberaj kanë marrë pjesë sot në takimin e rregullt të  Komiteti të Auditimit të Brendshëm. 
 
Qëllimi i takimit ishte raportimi i punë së Komitetit të Auditimit të Brendshëm në MZHR tek Ministri. Kryesuesi i Komitetit të Auditimit të Brendshëm në MZHR z. Xhevat Sefaj së bashku me dy anëtarët e Komitetit nga shoqëria civile z. Zendullah Gylderen dhe z. Shaqir Haliti, e njoftuan ministrin z. Fikrim Damka me punën e deritashme të komitetit. Komiteti i Auditmit të Brendshëm sipas përgjegjësisë së tyre për ta këshilluar Ministrin për çështjet që kanë të bëjnë me themelimin dhe zhvillimin e sistemit të përgjithshëm të kontrollit të financave publike, vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut, marrëdhënia efektive dhe bashkëpunuese për të realizuar  me sukses planin e auditimit. 

Ministri z. Damka u njoftua në këtë takim së MZHR i ka ndërmarr të gjitha masat për Zbatimin e Rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019 dhe së ka hartuar Listën e Rreziqeve të MZHR-së për vitin 2021, dhe së ka ndërmarr veprime konkrete për të parandaluar  sidomos rreziqet e mesme dhe të larta të paralajmëruara nga departamentet dhe njësitë e veçanta në MZHR.

MZHR sipas mandatit të saj ligjor po e përmbush një përgjegjësive në raportet financiare dhe informacionet të tjera financiare; sistemet e kontrollit të brendshëm në lidhje me financat, kontabilitetin, pajtueshmërisë ligjore dhe etike.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors