MZHR mban Konferencën për Prezantimin e Dokumenteve Analitike për Zhvillim Socio – Ekonomik Rajonal të Balancuar

Sot, më 23 dhjetor 2025, Ministria e Zhvillimit Rajonal organizoi konferencën “Prezantimi dhe Promovimi i Dokumenteve Analitike për Zhvillim Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar, sipas rajoneve zhvillimore të Kosovës për vitin 2024”.

Konferenca u hap nga u.d. Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë, znj. Refike Sülçevsi, e cila në fjalën e saj hyrëse përshëndeti të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e dokumenteve analitike për zhvillim rajonal të balancuar. MZHR ka qenë dhe mbetet e përkushtuar në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale, sektorit privat dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ky angazhim reflektohet qartë në dokumentet analitike të prezantuara, të cilat shërbejnë si udhërrëfyes për zhvillim rajonal të balancuar.

Drejtoresha e Departamentit për Performancë dhe Analiza Rajonale, znj. Shyhrete Kastrati, prezantoi një pasqyrë të përgjithshme të dokumenteve analitike, duke theksuar rolin e tyre në hartimin e politikave, planifikimin strategjik, reduktimin e pabarazive rajonale dhe promovimin e resurseve natyrore

Në vazhdim të konferencës u prezantuan analizat për vitin 2024:

  • Znj. Qefsere Bajrami, Udhëheqëse e Divizionit për Analiza Rajonale, prezantoi “Analizën e Investimeve Kapitale sipas rajoneve zhvillimore për vitin 2024”, e cila ndihmon në identifikimin e hendekëve në financim dhe në rritjen e transparencës për shpërndarje më të drejtë të burimeve.
  • Znj. Blinda Bytyçi, Zyrtare për Zhvillim Rajonal të Balancuar, prezantoi “Analizën e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar për vitin 2024”, e cila adreson masat për mbështetjen e sektorit privat, uljen e pabarazive rajonale si shtylla kyçe për nxitjen e investimeve dhe zhvillimit të integruar rajonal.
  • Znj. Fatmire Thaqi, Udhëheqëse e Divizionit për Performancë të Zhvillimit Rajonal të Balancuar, prezantoi “Analizën në fushën e demografisë sipas shtatë (7) rajoneve zhvillimore”, e cila pasqyron ndryshimet demografike dhe shërben si bazë për planifikim të politikave zhvillimore në nivel rajonal.

Dokumentet analitike janë hartuar në përputhje me Ligjin për Zhvillim Rajonal të Balancuar dhe pasqyrojnë investimet kapitale, mbështetjen për sektorin privat dhe treguesit socio-ekonomikë sipas shtatë rajoneve zhvillimore. MZHR mbetet e përkushtuar për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe të balancuar në të gjitha rajonet e Kosovës.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe: përfaqësues nga ASK, përfaqësues nga ministritë e linjës, përfaqësues nga komunat, përfaqësues nga AZHR, organizata të ndryshme, drejtorë të departamenteve, udhëheqës të divizioneve dhe zyrtarë të tjerë të MZHR-së.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors