MZHR mban punëtorinë për finalizimin dhe validimin e Planit të Veprimit 2026–2028

Sot më datë 31.03.2026, Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me UN-Habitat Kosovo, mbanë punëtorinë për finalizimin dhe validimin e Planit të Veprimit 2026–2028, në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Zhvillimit Rajonal 2020–2030.

Punëtoria u hap nga U.D Sekretarja e Përgjithshme e MZHR-së znj. Refike Sülçevsi, e cila theksoi rëndësinë e këtij procesi për avancimin e zhvillimit të balancuar rajonal dhe forcimin e koordinimit ndërinstitucional në hartimin dhe zbatimin e politikave zhvillimore.

Gjatë punëtorisë u prezantua metodologjia e punës dhe drafti i Planit të Veprimit 2026–2028, duke u fokusuar në diskutimin dhe validimin e objektivave strategjike që lidhen me koordinimin e politikave për zhvillim rajonal, rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e balancuar ndërmjet rajoneve, si dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore, kulturore dhe humane.

Pjesëmarrësit kontribuuan me komente dhe rekomandime konkrete për përmirësimin e dokumentit, me qëllim sigurimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme në praktikë.

Në përfundim të punëtorisë u bë validimi i Planit të Veprimit 2026–2028 dhe u diskutuan hapat e mëtejmë për zbatimin dhe monitorimin e tij.

Në këtë punëtori morën pjesë: U.D. Sekretarja e Përgjithshme e MZHR-së, znj. Refike Sülçevsi, Shefi i Kabinetit të Ministrit z. Izet Velia, këshilltarë të ministrit, përfaqësues të grupit punues, drejtorë të departamenteve të MZHR-së, përfaqësues nga ministritë e linjës, përfaqësues të UN-Habitat Kosovo, AKK si dhe drejtorë të AZHR-ve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors