MZHR mban punëtorinë për të arriturat dhe sfidat në përmbushjen e Planit të Punës së vitin 2021 si dhe Draft – Planin e Punës për vitin 2022

Ministria e Zhvillimit Rajonal, nga data 03 deri 05 dhjetor 2021, mbajti punëtorinë me qëllim të prezantimit të arriturave , sfidave të vitit 2021 dhe prezantimin e  Draft – Planit të Punës për vitin 2022.

Në punëtori morën pjesë: Ministri z.Fikrim Damka, z.Agon Dobruna zv.Ministër,  z. Almir Veliji- zv. Ministër,z.Besim Kamberaj – zv.Sekretari i Përgjithshëm , z.Yildiray  Bayram- Shef i Kabinetit, z.Ergin Bunjaku dhe z. Ercan Silik – Këshilltar të Ministrit  si dhe Drejtor, Udhëheqës dhe zyrtarë  tjerë të Ministrisë.

Fillimisht, Ministri z.Fikrim Damka falënderojë të gjithë punonjësit e Ministrisë për bashkëpunimin dhe angazhimin e lartë të realizuar gjatë vitit 2021. I njëjti, theksoj se si MZHR  kemi për mision dhe synim, zhvillimin e politikave dhe legjislacionit  që ndikojnë  në avancimin e zhvillimit rajonal të balancuar, prandaj kontributi i secilit prej neve është i nevojshëm dhe i domosdoshëm  në arritjen sa më të lartë të objektivave të Ministrisë, në avancimin e zhvillimit rajonal të balancuar në Kosovë.

Punëtoria në fjalë, u realizua mbi bazën e një agjende të ngjeshur të ndarë në katër (4) Sesione, ku në sesionin e parë sipas agjendës u realizua prezantimi i të arriturave dhe sfidave në përmbushjen e planit të punës së vitin 2021, prezantim ky që u realizua nga z.Besim Kamberaj -zv. Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së.

Sesioni i dytë vazhdoi punimet me prezantimet e draft planit të punës për vitin 2022, prezantime të realizuara nga Udhëheqësit e njësive, më pas vazhduan punimet me prezantimin e Plani Legjislativ të  MZHR-së për vitin 2022,  krijimi i mekanizmave monitorues dhe raportues për dokumentin Strategjia për Zhvillim Rajonal 2020 2030  si dhe prezantimi i draftit të avancuar të Ligjit për Zhvillim Rajonal i cili është në proces të konsultimit paraprak.

Sesioni i trete i punëtorisë vazhdoi punimet më prezantimin e Analizës tre (3) vjeçare për investime kapitale si  dhe Analizës tre (3) vjeçare të granateve për zhvillim rajonal të balancuar për të vazhduar tutje me prezantimin dhe avancimin e  Udhëzuesit për Investime kapitale, Udhëzuesit për subvencione grante për biznese dhe Udhëzuesit për subvencione grante për OJQ.

Në sesionin e katërt (4) u punua në grupe  ku u  evidentuan gjitha nevojat dhe strategjitë për avancimin e aspekteve ligjore, bashkëpunimit me donatorë ku u prezantuan plani i punës dhe agjenda legjislative e MZHR-së , riorganizimi i  MZHR-së, plani për ngritje të kapaciteteve si dhe plani për bashkëpunim me donatorë, partnerë ndërkombëtarë dhe shoqëri civile.

Në përmbyllje të punëtorisë u diskutuan dhe shqyrtuan në hollësi konkluzionet dhe rekomandimet e dala gjatë punëtorisë si dhe finalizimi dhe implementimi i tyre sipas prioriteteve dhe afateve.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors