MZHR mban punëtorinë “Të arriturat dhe sfidat e vitit 2025, hartimi i Planit Institucional 2026”

Ministria e Zhvillimit Rajonal, nga data 12 deri më 14 dhjetor 2025, mbajti punëtorinë vjetore me qëllim të prezantimit të të arriturave dhe sfidave të vitit 2025, si dhe hartimit të Planit Institucional për vitin 2026.

Me këtë rast, Ministri në detyrë z. Fikrim Damka falënderoi të gjithë punonjësit e Ministrisë për bashkëpunimin dhe angazhimin e lartë të treguar gjatë vitit 2025. Ai theksoi se rezultatet e arritura janë falë angazhimit të stafit të MZHR-së në realizimin e projekteve zhvillimore, nismave rajonale dhe bashkëpunimeve të ndryshme, me synim zhvillimin e qëndrueshëm dhe të balancuar në të gjitha regjionet e vendit.

Gjatë punëtorisë, znj. Refike Sülçevsi, u.d. Sekretare e Përgjithshme e MZHR-së, prezantoi të arriturat dhe sfidat në përmbushjen e planit të punës për vitin 2025. Po ashtu, u prezantuan raportimet nga të gjitha departamentet dhe divizionet e Ministrisë, si dhe drafti i Planit Institucional për vitin 2026.

Në kuadër të diskutimeve, u shqyrtuan konkluzionet dhe rekomandimet e dala gjatë punëtorisë si dhe finalizimi dhe implementimi i tyre sipas prioriteteve dhe afateve të përcaktuara.

Punëtoria u përmbyll me konkluzione të përgjithshme për të arriturat e vitit 2025 dhe rekomandimet për vitin 2026.

Në këtë punëtori morën pjesë: Ministri në detyrë z. Fikrim Damka, Zëvendësministri në detyrë z. Ali Tafarshiku, u.d. Sekretare e Përgjithshme – znj. Refike Sülçevsi, drejtorë të departamenteve, udhëheqës të divizioneve dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors