MZHR mban takim me BERZH dhe Njësitë Rajonale të OEK

Akademia "Know-How", është një platformë informative ku sipërmarrësit mund të përftojnë këshilla praktike, përfshirë edhe materiale trajnimi apo konsulencë mbi menaxhimin e krizës, nga ekspertë ndërkombëtarë të industrisë, dhe ku mund t’i bashkohen forumeve të diskutimit me homologë të vendeve të tjera.

Në këtë takim u diskutua plani i  përbashkët i veprimit, u përfshinë aktivitete që hyjnë në funksion të ngritjes së kapaciteteve të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla, përkrahja e tyre përmes këshillimit për menaxhim efikas financiar dhe të kontabilitetit, si dhe mbështetjen e dixhitalizimit të tyre dhe pozicionimin e produkteve të tyre në treg, përmes platformave të shitjeve në internet.

MZHR dhe BERZH si dhe pesë (5) nga shtatë (7) Njësitë Rajonale të Odes Ekonomike të Kosovës që morën pjesë në punëtori u dakorduan për tu angazhuar fuqishëm, për të mbështetur bizneset mikro dhe të vogla gjatë kësaj periudhe duke i ndihmuar ato të krijojnë qëndrueshmërinë e duhur për tejkalimin e sfidave dhe rimëkëmbjen e tyre.

Në punëtori morën pjesë: Znj.Leonora Kusari – BERZH ,  përfaqësuesit e pesë njësive Rajonale të OEK si dhe përfaqësues  nga Ministria  Zhvillimit Rajonal z.Blerim  Hasani – Drejtor DPASER dhe z.Ylber Citaku – zv.Drejtor DZHR.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors