Realizimi i këtij takimi, u bë me qëllim të njoftimit të palëve me aktivitetet e njëra tjetrës dhe diskutimit të mundësive për bashkëpunim në të ardhmen. Fushat me interes të përbashkët dhe në të cilat palët mund të bashkëpunojnë në të ardhmen, u konsideruan: bashkëpunimi në hartimin e politikave dhe dokumenteve në fushën e zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar, monitorimin dhe matjen e përformancës rajonale, krijimin e databazës së përfituesve të sektorit privat nga sektori publik, si dhe realizimin e hulumtimeve dhe hartimin e raporteve me qëllim të pasqyrimit të zhvillimit ekonomik.
MZHR dhe INDEP, u dakorduan për vazhdimin e komunikimit me qëllim të realizimit të aktiviteteve me interes të përbashkët në funksion të avancimit të zhvillimit socio – ekonomik në Kosovë.