MZHR mban takim të përbashkët me përfaqësuesit e komunave përfituese të projekteve kapitale nga Programi PZHR 2024

Sot më datë 12.07.2024, Departamentit për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal ka mbajtur takim pune me një numër të caktuar të përfaqësuesve të  komunave përfituese nga Programi PZHR 2024/Investimet Kapitale, tё cilat nuk kanë filluar ende me procedurat e prokurimit dhe tenderimit.

Qëllimi i këtij takimi ishte marrja e informatave dhe vështërsit me të cilat po përballen këto Komuna, Sekretari i MZHR-së z.Kamberaj ofroj mbështetjen e ti dhe të zyrtarëve të MZHR-së për çkado që ata kanë nevojë, vetëm e vetëm proceset të mos kenë ngecje.

Përfaqësuesit e Komunave falënderuan Sekretarin dhe zyrtarët e MZHR-së për mbështetjen e vazhdueshme jo vetëm financiare po edhe profesionale si dhe për gatishmërinë për të na ndihmuar.

Në këtë takim morën pjesë: z.Besim Kamberaj – UD. Sekretar i Përgjithshëm në MZHR, z.Ylber Çitaku – UD. Drejtor i DPKZHR, znj.Ekzotina Brahimaj-Avdullahu-Udhëheqëse e Prokurimit, znj.Jeta Nushi – Udhëheqëse e DPKZHR si dhe përqafues nga komunat.

 

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors