MZHR mban takimin e katërt për vitin 2022 me Komitetin Auditimit të Brendshëm

Me datë 16.12.2022 u mbajt takimi i katërt (4) i Komitetit të Auditimit të Brendshëm (KAB) i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR)

Takimin e drejtoi Kryesuesi i Komitetit të Auditimit të Brendshëm në MZHR z. Xhevat Sefaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte vlerësimi i menaxhimit të rrezikut si dhe bazuar në planet e rrezikut u shqyrtuan Plani Strategjike 2023-2025 i DAB-së;

Udhëheqësja e Divizionit të Auditimit të Brendshëm në MZHR znj.Sabajete Kabashi prezantoi draft- Listën mbi Vlerësimin e Rrezikut si dhe draft-Planin Strategjik 2023-2025.

Si konkluzion nga ky takim doli së MZHR të bejë në vlerësim të menaxhuar të rrezikut si dhe planet strategjike dhe vjetore të MZHR-së të jenë të harmonizuara me Planin Kombëtarë të Zhvillimit 2023-2025.

Në takim morën pjesë: Sabajete Kabashi- Udhëheqëse e Divizionit të Auditimit të Brendshëm, Xhevat Sefaj- Kryesueses i Komitetit të Auditimit të Brendshëm, Zejnullah Gylderen- Anëtar i KAB dhe Shaqir Haliti- Anëtar i KAB.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors