MZHR mban takimin e rregullt me Komitetin Auditimit të Brendshëm

Më datë 06.09.2023 u mbajt takimi i rregullt i Komitetit të Auditimit të Brendshëm (KAB) i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR)

Takimin e drejtoi Kryesuesi i Komitetit të Auditimit të Brendshëm në MZHR z. Xhevat Sefaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte Shqyrtimi i Raportit gjashtë mujor (6)  për vitin 2023  të audituar nga DAB në MZHR; Raporti final me titull: Menaxhimi dhe procedurat e programeve për zhvillim rajonal (Derpartamenti për Zhvillim Rajonal; si dhe Shqyrtimi i Raportit të  Zyrës Kombëtare të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të MZHR-së për vitin 2022.

Udhëheqësja e Divizionit të Auditimit të Brendshëm në MZHR znj. Sabajete Kabashi raportoi për realizimin e aktiviteteve të auditimit të brendshëm për gjashtë (6) mujorin e viti 2023.

Kryesuesi i Komitetit z. Xhevat Sefaj prezantoj Raportin e  Zyrës Kombëtare të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të MZHR-së për vitin 2022.

Si konkluzion nga ky takim doli së MZHR të trajtoj me prioritet rekomandimet që dalin nga raportet e Njësisë së Auditimit të Brendshëm në MZHR si dhe Rekomandimet e Zyres Kombëtare të Auditimit.

Në takim morën pjesë: Sabajete Kabashi- Udhëheqëse e Divizionit të Auditimit të Brendshëm, Xhevat Sefaj- Kryesueses i Komitetit të Auditimit të Brendshëm, Zejnullah Gylderen- Anëtar i KAB dhe Shaqir Haliti- Anëtar i KAB.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors