MZHR mban takimin e tretë për vitin 2022 me Komitetin Auditimit të Brendshëm

Më datë 13.10.2022 u mbajt takimi i rregullt për vitin 2022 i Komitetit të Auditimit të Brendshëm (KAB) i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR).

Takimin e drejtoi Kryesuesi i Komitetit të Auditimit të Brendshëm në MZHR z. Xhevat Sefaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte Shqyrtimi i raportit final të audituar nga DAB në Divizionin për Buxhet dhe Financa për periudhën Korrik-Dhjetor 2021 dhe Janar-Korrik 2022 me titull Menaxhimi i Buxhetit.

Udhëheqësja e Divizionit të Auditimit të Brendshëm në MZHR znj. Sabajete Kabashi prezantoi Raportin final të audituar nga DAB në Divizionin për Buxhet dhe Financa për periudhën Korrik-Dhjetor 2021 dhe Janar-Korrik 2022 me titull Menaxhimi i Buxhetit me disa rekomandime.

Si konkluzion nga ky takim doli së MZHR të trajtoj me prioritet rekomandimet që dalin nga raportet e Njësisë së së Auditimit të Brendshëm.

Ministri i MZHR-së z.Fikrim Damka dhe zv.Sekretari i Përgjithshëm z. Besim Kamberaj shprehen gatishmërinë e tyre për bashkëpunim me KAB-në dhe DAB-në.

Në takim morën pjesë: Fikrim Damka-Ministër i MZHR-së, Besim Kamberaj- zv. Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, Sabajete Kabashi- Udhëheqëse e Divizionit të Auditimit të Brendshëm, Xhevat Sefaj- Kryesueses i Komitetit të Auditimit të Brendshëm, Zejnullah Gylderen- Anëtar i KAB dhe Shaqir Haliti- Anëtar i KAB.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors